Veliaj përuron fundin e punimeve për Unazën e Vogël
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përuruar këtë të martë përfundimin e punimeve për Unazën e Vogël në kryeqytet.
Në prononcimin për mediat, Veliaj ka falenderuar qytetarët për mirëkuptimin që treguan gjatë punimeve për Unazën, ndërsa u ka bërë atyre edhe një apel.
“Ftoj qytetarët të përdorin rrugë alternative për të mos krijuar trafik”, ka deklaruar Veliaj. Ai ka shtuar se, në qershor edhe sheshi Skëndërbej do të jetë gati për qytetarët.

