Vendet me rrezikshmëri më të lartë, Shqipëria nuk bën pjesë

Siria, Afganistani, Jemeni dhe Timbuktu janë ndër vendet me rrezikshmëri më të lartë në botës, sipas një harte të re të krijuar për t’i treguar udhëtarëve nivelin e rrezikut me të cilin përballen nëse vizitojnë këto destinacione, shkruan Daily Mail

Përtej këtyre vendeve të shkatërruara nga lufta, pjesë e vendeve të “kuqe” janë edhe destinacionet turistike si Meksika, Kolumbia, Pakistani e Egjipti.

Në hartë, vendet me të kuqe të errët tregojnë vendet me rrezikshmëri më të lartë, sa më e zbehtë të jetë ngjyra aq më pak i rrezikshëm është një vend. Po të afrojmë hartën, Shqipëria është me ngjyrë të verdhë, që në legjendën e hartës hyn tek vendet me rrezikshmëri të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Kosova paraqitet në hartë me ngjyrë portokalli që tregon vende me rrezikshmëri mesatare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Destinacionet ku rrezikshmëria nuk njihet fare si term janë vendet skandinave, Norvegji, Finlandë, Suedi. Pjesë e listës me jeshile janë dhe Islanda, Zvicra, Sllovenia e Luksemburgu.

bota

Harta e Botes

rajon

Ne rajon: Shqiperia me te verdhe, Kosova me portokalli

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?