Vendimi i Qeverisë: Muzika në zonat e banuara deri në 12 të natës

Pas mbledhjes së qeverisë sot, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në një dalje për mediat bëri me dije se orari për të ushtruar aktivitetin me muzikë të lartë përgjatë sezonit turistik do të jetë 12:00 e drekës me 12:00 të natës.

Kjo do të vlejë për zonat e banuara. Pasi do të bëhet një hartëzim i zonave.

Në zonat e pabanuara fasha do të zgjatet dhe niveli i ndotjes akustike do të matet me pajisjet të certifikuara nga OBSH.

Një tjetër risi do të jetë kompetenca më e zgjeruar e Policisë së Shtetit në këto kontrolle.

Ndryshimet do të votohen në Parlament javën e ardhshme.

SHKARKO APP