Vetingu/Një prokuror jep dorëheqjen për shkak të pasurisë

Prokurori i Kavajës, Sulejman Tola ka dhënë dorëheqjen.  Burime të Top Channel konfirmojnë se Prokurori ka dorëzuar një dokument në Inspektoriatin e Pasurise, ku pohon vullnetin për të mos e dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë. Sipas ligjit, ai duhet ta dorëzojë dorëheqjen në Presidencë, por ky institucion nuk pranoi të bëjë komente për këtë rast.

Kushtetuta në nenin G, që është neni i fundit i saj, u jep një mundësi njerëzve të sistemit të drejtësisë që të japin dorëheqjen nëse ata mendojnë se nuk e kalojnë dot kontrollin e pasurisë dhe figurës, ndërsa ligji i Vettingut u jep të dorëhequrve edhe një shpërblim në para.

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati për dorëzimin e formularëve, Top Channel ka mësuar se nga 800 persona që duhet t’i nënshtrohen Vettingut, deri tani formularët janë dorëzuar nga më pak se gjysma, rreth 350.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?