Vettingu, KLD njihet me informacionet e përditësuara të grupit të punës

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot mbledhjen plenare, e cila nisi me njohjen e anëtarëve, mbi informacionin e përditësuar të përgatitur nga Grupi i Punës ngritur me vendim të KLD-së, në mbështetje të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve.

Në njoftimin e KLD thuhet se “Pasi u njohën me veprimtarinë e kryer nga Grupi i Punës prej datës 02.10.2017, që përkon me mbledhjen e fundit të KLD-së, anëtarët e Këshillit miratuan në parim disa akte të rëndësishme.

Më konkretisht nga Këshilli u miratua:

Swiss Digital Desktop Reklama
  1. Forma standarde e Raportit “Për analizimin e vlerësimit profesional të subjektit të rivlerësimit” që hartohet nga Inspektorati i KLD-së;
  2. Rregullat për përzgjedhjen me short të 5 dosjeve për analizimin e aftësive profesionale nga Inspektorati i KLD-së në procesin e rivlerësimit kalimtar të subjekteve të rivlerësimit;
  3. Kalendari për organizimin e shorteve dhe veprimeve për përfundimin nga Inspektorati të raporteve për analizimin e aftësive profesionale të 35 subjekteve me përparësi në procesin e rivlerësimit kalimtar.

Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit të magjistratit Granit Qypi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e projekt-akteve përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Në përfundim të këtij shqyrtimi, si dhe pas vlerësimit të ankimeve përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për gjashtë gjyqtarë.

Me përfundimin e akteve të Vlerësimit në mbledhjen plenare të datës 16.10.2017, Këshilli konstatoi përfundimin e vlerësimit profesional për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të dytë për vitet 2007-2009, si dhe urdhëroi hartimin e raportit sipas nenit 171 pika 1 dhe 98 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”.

Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?