Vettingu në polici, Xhafaj: Po hartojmë ligjin
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një për gazetarët ka folur për procesin e Vettingut në Policinë e Shtetit duke deklaruar se po hartohet ligji. Xhafaj nuk i është përgjigjur pyetjes nëse ka një shifër të caktuar për policët që pritet të largohen, pasi sipas tij ende nuk është hartuar ligji.
“Vettingu në polici është në procesin e hartimit të ligjit, do të njiheni me aktet nënligjore. E kam të vështirë të them sesa nuk do të plotësojnë kriteret dhe standardet që të mos jenë më në strukturat e policisë. Mund të ketë informacione për njerëz të caktuar, por të bësh të një vetting të gjithë atyre në të gjitha këto kërkesa është tjetër gjë” ,-deklaroi ai.

