VIDEO/ 10 ton drogë, zbardhet takimi që vendosi të bëhej goditja e madhe ndaj Habilajve
Mbrëmjen e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestroi një sasi prej 10 ton kanabis sativa. Një hetim prej më shumë se 1 viti nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, por pa praninë e policisë.
Gjithçka ishte hetuar në heshtje nga institucioni i akuzës dhe agjentët e SHISH, ndërsa policia ishte njoftuar vetëm në momentin e fundit, atëherë kur duhej bërë goditja finale, shkruan SYRI.net.
Por kush ishte takimi ku u vendos që të bëhej goditja dhe sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës, që besohet se është e klanit të Habilajve, me arrestimin në Itali të kreut Moisi Habilaj, ndërsa 4 të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim dhe besohet se janë në Shqipëri.
Ka qenë takimi i para 3 ditëve mes kryeprokurorit të vendit, Adriatik Llalla dhe kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika ai ku u vendos që të bëhej goditja e këtij grupi kriminal. Hetimet ishin bërë nga ata, ndërsa po ditën e takimit në Vlorë zbarkuan disa prokurorë të Krimeve të Rënda.
Nga frika se mos hetimet do të dekonspiroheshin, Policia e Vlorës nuk ka qenë fare në dijeni të operacionit që ishte në zhvillim.
©

