VIDEO/ 72 orë përballë flakëve, zjarrfikësit e Tiranës rrëfejnë betejën në Priskë-Lundër

Pamje të forta nga terreni tregojnë përmasat e operacionit të zjarrfikësve të Tiranës në Priskë-Lundër, ku për 72 orë me radhë efektivët u përballën me flakë të fuqishme, tym të dendur dhe terren të vështirë.

Ndërhyrja u zhvillua pa ndërprerje, në kushte të vështira atmosferike dhe terrenore. Gjatë ditës, zjarrfikësit luftuan me temperaturat e larta, ndërsa gjatë natës operacioni vijoi mes errësirës dhe vatrave të zjarrit.

Pamjet e publikuara nga Zjarrfikësja e Tiranës sjellin nga afër përpjekjet e efektivëve për të ndalur përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonat e rrezikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

72 orë sakrificë, lodhje dhe përkushtim, në një operacion që përfundoi vetëm pasi zjarri u vu nën kontroll. Për zjarrfikësit, misioni nuk matet me orët e punës, por me momentin kur flakët më në fund shuhen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?