VIDEO/ Aksioni në Vlorë, një i kërkuar nga Interpoli bie rastësisht në pranga

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, F. H, 42 vjeç, banues në fshatin Rromës të Vlorës u arrestua gjatës natës nga Policia dhe FNSH-ja, e cila e ka hasur këtë person në vazhdën e megaoperacionit kundër bandës së Babicës.

Policia e Vlorës tha se ai ishte shpallur në kërkim Ndërkombëtar, nga Gjykata e Catanzaros, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”.

Po ashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore dhe lokalet e natës, në një lokal nate u arrestua në flagrancë shtetasi M. K, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm – Vlorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Swiss Digital Desktop Reklama

©

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?