VIDEO/ Arrestohen “ustallarët” e grabitjeve në Vlorë. Ja emrat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ustai”, ku janë arrestuar në flagrancë tre persona si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Gjatë këtij aksioni janë vënë në pranga tre të rinjtë: Arnold Tosku, 18 vjeç, banues në Vlorë, Eraldi  Hamzallari, 30 vjeç, banues në Vlorë dhe Xh.H., 14 vjeç, banues në Vlorë.

Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosja hetimore iu referuan Prokurorisë së Vlorës në ngarkim të tre të arrestuarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?