FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Brenda festës së PS-së, Rama për Zvërnecin: Janë prodhuar foto dhe video për të ushqyer zemërimin

Këtë 12 qershor, socialistët si kurrë më parë, nën trysninë e protestave në vend, u bënë bashkë nën masa të forta sigurie në sheshin ”Italia”. Të vetmit flamuj janë ata të BE dhe Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, tha se forca politike që ai bën pjesë, i ka shërbyer Shqipërisë. ”Urojmë që ky 35 vjetor të jetë 35-vjetori i integrimit. I jemi përulur të gjithë themeluesve, për punën e tyre. Ne kemi dhënë mbështetjen e pakursyeshme për lidershipin e PS dhe Edi Ramën, që po e çojnë Shqipërinë drejt BE. Të gjithë ne jemi krenar që këto 35 vite PS i ka shërbyer vetëm Shqipërisë. Prandaj jemi të gjithë këtu sot, kaq shumë, që përvjetorët e tjerë të jenë përvjetorët europianë të PS”, tha mes të tjerash Klosi.

Në fjalimin prej gati 60 minuta, Rama deklaroi se protesta e nisur fillimisht kundër një investimi në Zvërnec është shndërruar tashmë në një protestë me karakter politik dhe se pjesëmarrësit prej ditësh po kërkojnë dorëheqjen e tij. Ai u bëri thirrje të rinjve që të angazhohen nëse duan që të kontribuojnë në mbrojtjen e Shqipërisë dhe në përmirësimin e problemeve ekzistuese, duke theksuar se ndryshimet duhen bërë “me ide dhe punë”, jo vetëm me protesta dhe slogane.

Rama shtoi se protesta është përdorur nga forca të ndryshme politike dhe se në të përfshihen edhe grupe me interesa të ndryshme, ndërsa shprehu mbështetje për ata që protestojnë me bindje, por tha se mbetet i hapur për dialog vetëm nëse ka gatishmëri për diskutim konstruktiv. Në fund të fjalimit, Rama vuri në pah forcën e partisë, duke thënë se i ka përballuar të gjitha dhe janë zgjedhur për të udhëhequr e jo ndjekur të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne jemi këtu për Shqipërinë dhe Shqipëria e 2030 do të jetë në BE, do të jetë vendi për të cilin ne të gjithë do të jemi krenarë. Mos harroni, jini ambiciozë, ëndërroni, guxoni, besoni dhe vazhdoni përpara, të gjithë së bashku sepse është një popull i tërë që na ka zgjedhur për të udhëhequr dhe jo për të ndjekur mbrapa të tjerët dhe ne do të udhëheqim”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

FJALA E PLOTË NGA EDI RAMA

Të dashur përfaqësues dhe anëtar e anëtare familjes sonë të madhe politike, Partisë Socialiste të Shqipërisë. Puna e solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35 vjetorit të lindjes së kësaj familjeje për Shqipërinë, një masë e madhe njerëzish të dilte e vrullshëm mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit. dhe një bashkësi përfaqësuese e saj të merrte në zotërim çdo mbrëmje bulevardin e Tiranës. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë për anullimin e një investimi madhor që do të ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomik dhe social të Shqipërisë duke futur të paktën 4 miliard euro në një ekonomi me një volum të përgjithshëm prej 27 miliard eurosh, vetëm ky investim është më shumë se 1/7 e prodhimit të përgjithshëm të vendit tonë dhe është dy herë e gjysëm më shumë sesa i gjithë stoku i investimeve të huaja në Shqipëri. vitin e shkuar. E vërteta është se edhe unë personalisht po të isha një qytetar që informohet nga rrjetet sociale duke dëgjuar dhe parë turlilloj e gjysëm të vërtetave të fryera çdo minutë në vorbullat e kanaleve të dala me tërbim nga shtrati si dhe llojllloj videos dhe fotosh të sajuara për të ushqyer zemërimin, pelikanë të ngordhur, flamingo në arrati, rruspa rrafshuese të natyrës, gradaçela mbi lagunën dhe mbi sazanë.

Tabelë kufiri i Izraelit mbi një gardhë me tela me gjëmba do kisha dalë në bulevard i llahtarisur nga gjithë ai apokalips dixhital. Do të më dukej dhe mua që e keqja e gatuar pas shpinës së popullit ishte aq e tmerrshme sa befas krejt bota u zgjua si nga një ankth dhe u bashkua kanal më kanal, ekran mekran, kontinent më kontinent. për të shpëtuar atdheun tim të vogël nga një investim shkatërrues për jetën e gjelbërt, shfarrosës për zogj dhe për breshkat e ujit, vrastar për njerëzit varrosës për të ardhmen e Shqipërisë dhe pa diskutim anullimi i një projekti kriminal që u trumbetua me nota ulëritëse dhe si shitje e të vetmit ishull të Shqipërisë, si falje e një toke publike në zonë të mbrojtur si shqelmim brutal i të drejtës së pronës. Do të më duktej, do më dukej më e pakta gjë që duhet të ndodhte. E kam vënë veten vijimsisht sepse ma ka mësuar kjo punë që të futem në këpucët e tjetrit në anën e atij grupi njerëzish që në mes të asaj turme për urjesh dhe interesash të sojëzojshme i ka çuar pasioni i sinqertë për zogjt, dashuria për natyrën e virgjër, ideja e një Shqipërie ideale të paprekur dhe të paprekshme këto burimet e energjisë ambientaliste bashkuar me ndjesinë e hidhur të dhunimit nga arroganca e atyre që një pushtet sado të vogël e ushtrojnë duke shpërfillur hallet dhe interesat e njerëzve janë më shumë sea të mjaftueshme për të dalë në rrugë. Por e vërteta është se dallimi mesje dhe kujdo në atë bashkësi protestuesish që i përket kësaj kategorie nuk është si duket nga bulevardi.

Përkundrazi edhe unë mendoj njësoj për hiret e natyrës shqiptare, për rëndësinë e mjedisit, për jetën e banorëve të tokës, brësinë e mjedisit përballë vendimeve të njerëzve në pushtet. Dhe jo thjesht mendoj njësoj, po qysh se e kam shkelur në zyrën e parë të shtetit si ministër kulture. Deri më sot, kam bërë gjithnjë sa kam mundur kundër pisllëkut dhe për pastërtinë. Shumë prej atyre që janë bulevard apo që i mbështesin nga rrjetet sociale janë shumë të rinj për ta kurar Tiranën e 25 vjetëve më parë kur me Partinë Socialiste morëm drejtimin e një kryeqyteti që kishte më shumë pemë të prera sesa pemë të mbjella. U them atyre sot se 90% e pemëve që shohin nëpër rrugët e Tiranës, nga buz buzët e Lanës në Laprak, nga Kinostudio në kombinat e rrotull unazës së vjetër e kështu me radhë, i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu në kohën kur si kryetar bashkie u Unë dola nga zyra duke lënë mbrapa 55.000 rrënjë pemësh dhe shkuresh dekorative të mbjella në qytetin tonë. Shumë prej atyre pemëve shtatëlarta kanë qenë fidanë të mbjellë me sherr pasi duheshin shkulur kjoska, shembur ndërtime, zgjeruar trotuare dhe unifikuar katet e para të pallateve që ishin dyqane. Vetëm nga dy skarpatet e Lanës janë hequr 123.000 ton beton, gërmadha godinash të paligjshme për të mbjellë të gjithë atë gjerdan të gjelbër të Tiranës, i cili sot ka dhe dy tunele të gjelbër kur bashkohen kurorat e pemëve të rritura në anën tjetër të dy akseve të unazës. Ajo e epopesë së rilindjes së Tiranës ka qenë një rrugë e një vështirësie që sot Është zorë të imagjinohet dhe që atëhere unë e mësova me pahirë se në këtë vend nuk hidhet dot një hap për të ecur përpara pa u hapur një sherr për t’u kthyer mbrapa. Ashtu si kundër ajo rrugë më mësoi se shumica e heshtur është gjithnjë me hapin që hidhet përpara, asnjëherë me sherrin e zhurmshëm për t’u kthyer mbrapa. Dhe që atëhere më flet Gjithmonë në vesh vazhdimisht Fajkon Konica. Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton përpara se të marrë vesh. Kur më pas morëm mandatin e asaj shumice për të rilindur Shqipërinë e zhytur në pisllëk, në gropa, në borxhe, në cepin e përbuzjes dhe shpërfilljes ndërkombëtare, dy nga vendimet e para që morëm në tryezën e qeverisë, tamam në ditën e betimit ishin vendosja e fotografisë së atit të Shqipërisë shtet, Ismail Qemalit në vend të fotografive të presidentëve që e vinin si edhe ndalimi i importit të plehrave.

Me fjalë të tjera, ne u përcaktuam edhe simbolikisht si një forcë në shërbim të misionit për t’i dhënë dinjitetin e humbur Shqipërisë dhe shtetit të saj dhe u angazhuam konkretisht në një veprimtari të pandalur për të rivendosur ekuilibrin e humbur të njerëzve me Shqipërinë, ndalimin e importit të plehrave dhe heqjen e maleve të mbetjeve të grumbulluara kudo kudo kudo ku hidhin sytë e pasuan më tej edhe dy vendime të tjera që u kontestuan nga një pakicë e zhurmshme ndalimi i prerjes pyjeve për 10 vjet dhe ndalimi i gjuetisë për 10 vjet. Dy moratoriume që kanë krijuar sot dy pamje krejt të ndryshme të Shqipërisë asaj kohe kur nëpër pyje qinkallat ishin zëvendësuar nga sharrat elektrike, ndërsa shpendët dhe kafshët shfarroseshin nga turizmi barbar i gjahtarëve të huaj, të cilët futeshin në vendin tonë si tu çake me dy këmbë për të bërë masakra që në Europë as nuk janë imagjinuar dot shekujin parë. Ishim ne që pastaj kryem regjistrimin në kadastër të 1.3 milion hektar pyje mbi mesataren e Bashkimit Europian. Kjo sasi. Ishim ne që përmes moratoriumeve 10 vjeçare të gjuetisë dhe pyjeve mundësuam disafishimin e popullatës së shpendëve të egër, çka e tregon dhe censusi që bëhet çdo vit në mënyrë të rregullt. Flitet këto kohë pa pushim, për zonat e mbrojtura. Kjo është gjë e mirë. Por çfarë nuk është aspak e mirë, nuk është thjesht fakti që harrohet se ligjin e parë me standarte europiane të zona të mbrojtura e bëri qeveria e partisë socialiste. në mandatin tonë të parë deri në 2017 Shqipëria nuk kishte ligj për zonat e mbrojtura, po vepronte me ca rregullore. Ishim ne që gjatë mandatit të dytë dhe të tretë e kemi çuar në thuajse 25% sipërfaqen e zonave të mbrojtura të Republikës së Shqipërisë.

Pra, në Shqipëri 1/4 e territorit është zonë e mbrojtur. Ishim ne që krijuam për herë të parë agjencinë kombëtare të zonave të mbrojtura, një strukturë që është unikale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e bëmë qysh në fillim të mandatit të parë. Sot Shqipëria ka rrjetin më të zhvilluar të mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është e mirënjohur dhe e lëvduar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare. Shqipëria është i vetmi vend i rajonit me një administratë të shtrirë në të gjithë vendin për zonat e mbrojtura ku kemi 12 parqe kombëtare, 28 parqe natyrore, 11 pejzazhe të mbrojtura dhe mbi 700 monumente natyre. Ishim ne që i bllokuam duzina e duzina, lejesh të dhëna qorrazi mbi shtretin e lumenjve tanë, ku vetëm në lumin magjik të Valbonës kemi ndaluar ndërtimin e plot nëntë hidrocentraleve. Nëntë. Fakti është se për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar bashkë me degët e veta Drino, Bënça, Shushica, plot 12.000 hektar, kemi anulluar 40 kontrata hidrocentralesh. 40.

Dhe për dijeni në Greqinë, fqinje dhe mike ku ndodhen 70 km e para të Vjosës, nuk i është dhënë lumit të fundit të egur në Europë një mbrojtje kaq e fortë siç i kemi dhënë ne në Vjosën që jo vetëm e shpëtuam nga hidrostralet duke shpallur park kombëtar mu ashtu siç ishim zotuar në programin tonë. Po ndërkohë sot e gjithë ditën jemi ende në një betejë f për fyt me një kriminel që u bë heroi i opozitarëve tanë kur medemek i mori Shqipërisë 110 milion euro në arbitrazh dhe kur opozitarët tanë ata të vjetrit dhe ata të rinjtë shpërndanin përpara zgjedhjeve në të gjitha makinat nëpër xhama dhe nëpër shtëpi fletushkën se ikën 110 milion D$ar nga taksat në fakt Fakt ajlum i sjell në Shqipëri nga tjetërkush më parë për ta mjel këtë vend si lopën e komshiut. Jo vetëm që s’ka marrë deri tani që flasim asnjë qindark nga shteti shqiptar, por po përballet aktualisht me drejtësinë në Belgjikë pas shumë fakteve të depozituara pranë organeve të drejtësisë belge nga qeveria shqiptare. Kurse hidrocentrali i tij monstruoz bashkë me mjetet dhe materialet e sekuestruara iku për skrab. Sepse qysh se partia socialiste ka marrë përsipër misionin historik për tauar Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe shqiptarët më kanë besuar udhëheqjen e tyre drejt asaj maje, Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje. Ky vend nuk ka qenë kurrë më një krijesë e kërrusur përpara askujt. Flamuri i ngritur në në Vlorë nga plaku legjendar i pavarësisë nuk ka qenë më kurrë asnjë çarçafë patriotizmi të shtirur, asnjë tortë për t’u ofruar në vend të reformave shtetndërtuese.

Por për ne, për mua Shqipëria është një amanet i shenjtë në sytë, në mendjen dhe në zemrën time. Prandaj Jam krenar sot në këtë përvjetor përballë të gjithëve ju, qoftë përballë atyre që më besuan kur mora drejtimin e kësaj partie të madhe, qoftë përballë atyre që ishin në të drejtën e tyre të mos më besonin si njeriun e duhur në krye të kësaj familje politike dhe qoftë përballë atyre që kishin të drejtën e tyre të më luftonin si njerëz të së njëjtës familje. Jam krejt dhe përballë atyre që mungojnë sot sepse nuk janë më mes nesh. Unë dua të veçoj liderin historik të socialistëve Fatos Nano. Krenaria e shprehur publikisht e të cilit për mua si pasardhës i tij pikërisht në vitet e fundit të jetës, fatkeqësisht shkurtër dhe pasi marrëdhënia jonë jonë kaloi në faza dramatike kryesisht për të mbetet për mua një vlerësim i veçantë. Ashtu si kundër sot nuk mund të harroj këtu çdonjërin nga veteranët e luftës edhe ata nuk janë më me ne që i njohan fillimet e këtij misioni që mu bën krah i fortë edhe pse më pritën fillimisht me këmbët e para. Nuk krenohem përpara jush dhe çdo anëtarit të familjes sonë se se kam bërë gjithçka mirë, se kam qenë i pagabueshëm apo se nuk i kam hyrë në akt askujt. Jo, nuk e kam bërë gjithçka mirë. Kam gabuar jo njëherë dhe edhe pse kurrë nuk kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë që ta kem bërë pa qëllim ose ngaqë mund të kem bërë ndonjë vlerësim të gabuar.

Por unë krenohem sepse i kam dhënë dhe do t’i jap partisë socialiste pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider dhe së bashku me Partinë Socialiste ja kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe çdo shqiptari që sot kudo qoftë e thotë pa asnjë siklet jam shqiptar dhe jam krenar se ne dhe as Kush tjetër do ta çojmë Shqipërinë në krah në majën ku dielli lind andej nga perëndon? Ata ndër ju që më njohin dhe që kanë punuar apo punojnë më afër me mua e kuptojnë se çarë kam parasysh duke ju thënë që e di shumë më mirë sesa mund t’ju dukem disave se çfarë nuk shkon në këtë Shqipëri që kemi ndërtuar me kaq shumë që mund deri këtu ma kërkon detyra dhe ma imponon respekti që kam për të gjithë ata që ma kanë besuar këtë detyrë të lartë për katër mandate rresht që t’i ndjek punët e vendit në çdo drejtim të dëgjojë dhe të kuptojë problemet e njerëzve kudo dhe sido që ata i kanë dhe mbi të gjitha t’i ndjejë hallet dhe dhimbjet e atyre që nuk ja dalin, por gjithashtu kujo rrugë ma ka provuar në mish kockë dhe deri në palcë në shpirt dhe në mendje atë që një burrë i madh ka lënë shënim për të gjithë burrat në arenë. Nuk ka rëndësi kritiku njeriu që tregon me gisht se si burri i fortë pengohet apo se ku ai që i bën gjërat mund t’i kishte bërë më mirë. Merita i takon atij. që është vetë në arenë, fytyra e të cilit është e zhgarravitur nga pluhuri, nga djersa dhe gjaku. Atij që guxon, që gabon dhe ngec përsëri e përsëri, sepse nuk ka përpjekje pa gabime apo ngecje atij që njeh entuziazmet e mëdha, përkushtimet e palëkundura, atij që e shpenzon veten për një kauzë të drejtë, i cili në rastin më të mirë përjeton në fund triumfin e një arritje të lartë apo në rastin më të keq.

Nëse dështon, të paktën dështon duke guxuar fort. Kësisoj vendi i tij nuk do të jetë kurrë mes atyre shpirtrave të ftohtë dhe frikacak që nuk njohen as fitoren dhe as humbjen. Motra dhe vëllezër, mund ta merrni me mend që çdo ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua. Për shumë arsye. dhe nuk ka një vend dhe një ditë më të duhur sesa pikërisht ky vend dhe kjo ditë që me lejen tuaj unë t’u drejtohem me disa fjalë edhe atyre që nuk janë këtu mes nesh dhe nuk janë sot me ne duke u nisur në radhë të parë nga ata që dolën janë protestë për të mbrojtur Zvërnecin dhe Sazanin nga unë dhe nga qeveria e Partisë Socialiste, po duke vështirë dhe këdo tjetër që e ka këtë shqetësim. Lutem që të bëjnë një përpjekje të dëgjojmë pak sepse ndryshe nga shumëkush që çfarë nuk ka thënë tërë këto ditë në të gjitha gjuhët. Unë mbaj përgjegjësi për çdo fakt që them, të paktën përpara 800 e ca mijë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që më kanë besuar udhëheqjen e këtij vendi. Në qoftë se të tjerët nuk duan as të dëgjojnë edhe lëre pastaj të besojnë ato që them unë. E përsëris dhe e them me shpirt, po të ishin të vërteta ato që ju është mbushur mendja se janë ashtu siç jua kanë thënë, shkruar, treguar nëpër kanalet e internetit, do isha dhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. E vërteta është se po jetojmë këto ditë një nga ato zhvillime të kohës së rrjeteve sociale, ku vende të tjera përpara nesh kanë rënë në kurthe të paimagjinueshme si rezultat i manipulimit masiv të njerëzve me metoda të provuara dhe në disa raste edhe të demaskuar në vende të tjera.

Prandaj unë cilido që është i interesuar vërtetë për të mbrojtur interesin publik, që është i interesuar vërtetë për mjedisin, biodiversitetin, të ardhmen e shpendëve në zonën ku do zhvillohet projekti i Zvërnecit apo në ishull Sazanit. I them se faktet që ne kemi në dispozicion duhet të jenë normalisht më se të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujdo në këtë drejtim. Prandaj bujani dëgjoni. Ejani t’i shikoni dhe ejani t’i verifikoni vetë faktet. Ejani të merrni provat e nevojshme për t’u ndjerë jo vetëm të lehtësuar, por dhe krenar. Po për tu ndjerë krenar përsesi institucionet tona e kanë përfaqësuar qoftë në lidhje me interesimin për Stazanin, qoftë në lidhje me procesin e aplikimeve dhe të reagimeve zyrtare ndaj tyre për zhvillimin e Zvërnecit. E ja të shikoni me sytë tuaj që nuk ka asnjë status investitori strategjik të dhënë për investimin më të madh privat në historinë e Shqipërisë. E shikoni duke dëgjuar me veshët tuaj, por dhe duke parë dokumentat se sipër Sazani nuk ka asnjë marrëveshje ende sot që flasim, po ka vetëm një negociatë që zgjat prej shumë kohësh tanimë. Dhe pse zgjat zgjat pikërisht sepse ne nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve sado të fuqishëm dhe sado miq të mirë të Shqipërisë të jenë. Ne përfaqësojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe në emër të atyre interesave në tryezë ne kemi bërë të qartë dy gjëra themelore. Ishulli nuk shitet gjë gjë që për hirë të vërtetës as nuk e kanë kërkuar dhe ishulli nuk jepet me qera. Ishulli është dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar. Ndërkohë që shteti kërkon të marrë pjesë si partner në në investim dhe kërkon pjesë nga fitimi i investimit për popullin shqiptar.

Nuk ka njeri me logjikë që nuk e kupton se shitësat, se tradhëtarët dhe se të pabesët nuk mbajnë pronën për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për shtetin. Se ata që e mësuan Shqipërinë për 20 akusur vite që të rrinte si e kërrusur përpara të mëdhenjve të kësaj bote. Nuk do ta kishin problem fare që t’i kishim bërë të gjitha këto për të cilat na akuzojnë ne dhe më akuzojnë mua. Por ne nuk jemi si ata. Unë nuk jam si askush prej tyre dhe si askush prej atyre të tjerëve që i dëgjojnë këto ditë me vëmendje të shtuar ato sirena. Këtë që bëjmë ne edhe me atë grup aq të fuqishëm investitorësh e bëjnë vetëm përfaqësuesit e denj të një populli që i ka votuar për t’u kujdesur për interesat e republikës dhe për interesat e tij. Ejani ejani ejani të ballafaqoheni me të gjitha kërkesat e lëna nga institucionet për të respektuar ar standartet mjedisore dhe biodiversitetin dhe po ejani të shikoni me sytë tuaj se si janë tërhequr vetë investitorët nga aplikimet pikërisht sepse kërkesat tona kanë qenë rigoroze, institucionet tona kanë qenë këmbngulëse dhe ajo që ne duam të bëjmë me atë investim nuk është një biznes i radhës në plazh. në bregdet.

Po është një xhevahir që ne duam t’ia vëmë kurorës së Mesdheut në emër të Republikës së Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar, në emër të të gjithë fëmijëve tanë që kur të dëgjojnë për destinacionet ku të gjithë ata që dalin në bulevard dhe shohin veten në ekran shkojnë për të bërë pushimet e tyre që thonë të tjerëve kemi dhe ne Vlorën, kemi dhe ne Zvërnecin, Ejani, ejani, ejani të shikoni se kush jua ka thënë në mënyrë të përbindshme, të përsëritur, që ne paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura për t’i hapur rrugë këtij zhvillimi, ju ka shaluar me një rrenë shumë të fortë që ju e keni marrë për kal betejë dhe prandaj nuk bëni dot betejë me atë rren. Halli është se kur unë i them këto, përgjigja juaj është nuk ka negociata. Ndërkohë që unë nuk kam asnjë negociatë për të bërë me ju, sepse nuk negocioj dot as vizionin, as programin, as kontratën me ata që më kanë votuar, që bashkë me Partinë Socialiste ta çojmë në 35 miliard euro prodhimin e përgjithshëm kombëtar të Shqipërisë në vitin 2018. që ta çojmë në 15.000 euro shifrën e të ardhurave për frymë dhe që ta bëjmë Shqipërinë një princeshë të turizmit mesdhetar.

Këto nuk negociohen gjithsesi për sa i takon kësaj teme, unë jam në dispozicion në çdo kohë ashtu si kundër jam i hapur për çdo diskutim mbi mënyrën se si duhet të harmonizojmë mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e turizmit. Ndërkohë që lidhur konkretisht me fatin e zhvillimit në vërtetë, atë do ta vendosë vetëm cilësia e projektit dhe shkalla e ambicies së programit që investitorët do të paraqesin për zhvillimin e zonës. Por merreni një këshillë nga unë me këtë rast. Ikini hienave. Ikini henave që ju janë mbledhur rrotull se juve jeni të parët. që do mbyteni në jargët e asaj urrejtje që unë e njoh mirë, në jargët e asaj hipokrizie dhe të asaj urie për pushtet që unë dhe ne socialistët e njohim nga shumë larg, të cilën e fshehin nën qeleshet që i vënë në kokë për herë të parë apo nën flamujt që lidhin në qafë. Nëse doni të bërë Vërtetë Shqipërinë. Ju njerëzit që jeni sinqerisht të dashuruar me natyrën, sinqerisht të shqetësuar për mjedisin, mos ngatërroni drejtimin nga i vjen rreziku natyrës, mjedisit dhe Shqipërisë. Po hajde bashkohuni me ne, me Partinë Socialiste, e cila e cila ka nevojë, ka shumë nevojë për këdo që që nuk bie dakort me çfarë nuk shkon, po që është gati t’i luftojë bashkë me ne gjërat për t’i bërë më mirë, me ide, jo me britma, me propozime dhe me të ndënjurat ulur aty në punë, jo veç me video selfie edhe me skërmitje, me Shqipërinë në zemër dhe me mendjen në punë, jo me Shqipërinë në gojë, me çmirë në zem. dhe vetëm me hesape në mendje.

Unë jam shumë i qartë që tanë një protestë e nisur për natyrën është kthyer në një protestë me natyrë politike absolutisht legjitime për këdo që do të ndryshojë Shqipërinë sipas qasjes së tij dhe krejt normale. Asgjë jo normale edhe në faktin se megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin për ditën më të madhe kanë se po u dëmtohet sezoni nga anullimet e rezervimeve për shkak të protestës. Forca të ndryshme hedhin në bulevard gurët deri dhe nga Kosova dhe nga Tetova dhe fshehin dorën njësoj si opozita e këtueshme që derdh në bulevard prurjet e kënetës së vetë, grusht shtetasit e rraskapitur të 98-ës e deri tek tabakatë që mbi taka mbledhin llajke duke ecur me pasqyrë përpara dhe duke qarë hallin e popullit. Ndërkohë që dhe partitë e reja që mbetën të vogla po u bënë të vjetra, kërkojnë dhe ato një copë aty në atë prurjen e re të protestës. Kuptohet që me të tërë këta unë dhe ju s’kemi asnjë punë. Ndërsa për të rejat dhe të rinjtë që besojnë vërtetë se po bëjnë një revolucion. Unë kam vetëm simpati dhe jam gjithnjë gati të flas nëse ata duan të flasin, por mbetem plotësisht mirëkuptues nëse ata s’duan të flasin. Fundja, një gjë të jashtëzakonshme e kanë bërë vërtetë për Tiranën me praninë e tyre. Kanë pastruar zhulin e shoqatës së molotovarëve që e kthyen bulevardin në një venddje të vetes së tyre të humbur shije dhe të humbur ngjyre e të mbetur vetëm ere. Tani më lini në fund të kthehem tek ne, tek ju dhe unë.

Jemi në një moment kur ajo që po ndodh me shumë kënd që nuk del në atë protestë apo që nuk e mbështet atë protestë për ndonjë parti të vjetër të re apo ende në bark të bulevardit faktikisht po ndjen sekëldi po ndjen mërzi poen maras me ne dhe kjo është gjëja që ne duhet na interesojë më shumë nga të gjitha Prandaj dhe do duhet që procesin e mëtejshëm të zgjedhjes në parti ta shoqërojmë me një proces reflektimi jo ne me veten, por bashkarisht me ata njerëz të mirë e të arsyeshëm që ndjehen në sintoni me nevojën për protestë, por që kanë nevojë të udhëhiqen dhe kanë nevojë të shohin perspektivën e qartë të cilën me vete e ka vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Nga ana tjetër duhet të bëjmë çmos që e gjithë kjo familje dhe sa më shumë shqiptarë jashtë perimetrit të kësaj familje të kuptojnë dhe diçka tjetër që kjo që po ndodh nuk është thjesht vetëm ajo që duket, por është shumë më delikate dhe më e rëndësishme për të nesërmen sesa një investim në Zvërnecë apo sesa kërkesat e protestuesve, pa llogaritur pastaj ufet, bufet dhe dufet e një kategori ropsh që janë shfaqur, rishfaqur në dhe rreth bulevardit dhe që kujtojnë se u bë deti kosë një si grup karnavalesh, llojllloj emrash të dëgj dëgjuar për lloj lloj arsyesh nga të gjitha rrugët e jetës e patjetër dhe nga rruga e politikës brez pas brezi pas brezi të cilat kanë dalë si këpurat pas shiut të ngushëllojnë hallet e tyre të ngushëllojnë dështimet e tyre të ngushëllojnë paaftësitë e tyre dhe fundja e fundit të ngushëllojnë edhe pamundësinë e tyre për të dhënë diçka më shumë Duke i treguar Shqipërisë gjoksin.

I keni parë gjoksin e gatishmërisë për një sprovë të re. Kjo është shumë më e ngatërruar se kaq. Ky është investimi më i madh që i ka ardhur si mundësi Shqipërisë në historinë e saj dhe ky është një investim të cilin Shqipëria nuk e ka luksin kurrsesi ta refuzojë. Natyrisht që për këtë investim ka vend për debat, ka vend për kundërshtim, ka vend për shumë kujdes dhe për vigjilencë. Kjo është e drejtë, kjo është e shëndetshme, kjo është demokratike. Por ajo që nuk është e drejtë, që është e patolerueshme është që sa herë që guxojmë të ndërrojmë fort Sa herë guxojmë të kemi ambicien për një ide më të madhe sesa ato të përditshmet, menjëherë përballemi me shpalljen e tyre krim përpara se ato të marrin formë. Çdo investim, çdo projekt, çdo vepër dënohet përpara se sa deri të projektohet vetëm sa thuhet, vetëm sa shfaqet, vetëm sa artikulohet. Çdo përpjekje për zhvillim konsiderohet automatikisht armike e natyrës, por natyra nuk mbrohet duke e ngrirë jetën. Natyra nuk mbrohet duke e lënë një vend të varfër, as duke i kërkuar një vendi që ta pranojë varfërinë e vet si një arsye për ata që na thonë mbrojeni Vjosën. Lumi i fundit i egër i Europës dhe ndërkohë i kanë zbutur të gjithë lumenjtë e tyre. Natyra nuk mbrohet. që pejzazhi të mbetet i paprekur vetëm nga mungesa e njerëzve. Sfida jonë, sfida e kohës nuk është të zgjedhim mes natyrës dhe zhvillimit. Sfida jonë është të mësojmë si t’i bëjmë të dyja bashkë.

Të mbrojmë natyrën duke krijuar mirëqenie. Të krijojmë mirëqenie duke respektuar natyrën. Të ndërtojmë pa shkatërruar. Të zhvillojmë duke ruajtur dhe e rigjeneruar të rrisim ekonominë duke rritur njëkohësisht përgjegjësinë ndaj mjedisit dhe trashëgimisë së natyrës dhe të historisë që ja kemi bërë çëmëve tanë. Sepse ne nuk jemi budallai i lagjes. Shqipëria i ka të gjitha ato që i duhen dhe ajo që sot i duhet shtuar këtyre të gjithave. Është guximi për të ndërruar më fort, është guximi për të guxuar më shumë dhe është kurajo për të përballuar prurje të tilla investimesh me të cilat ne nuk jemi mësuar. Tani a ka njeri këtu dhe a ka shqiptar që mendon me mendjen e vet që nuk e ka kuptuar akoma që Gjithë kjo lemeri në gjuhë të huaja, në mbështetje të protestës është projektimi i një lufte politike që nuk është lufta jonë, i një lufte ideologjike që nuk është lufta e Shqipërisë, i një përplasje mes të mëdhenj që nuk është fare puna jonë. Nëse do të ishte bota kaq e ndjeshme Dhe nëse deri dhe senatorët e mirënjohur amerikanë do kishin në zemër zogjt dhe plazhet e Shqipërisë, do kishin thënë ndonjë fjalë për Rjollin apo jo? Asnjë fjalë. Këtu fjala nuk është për Zvërnecin, këtu fjala nuk është për flamingot, këtu fjala nuk është për turizmin, këtu fjala nuk është përmjet Këtu fjala është për presidentin e Shtetve të Bashkuara. Tani kanë çfarë kanë të tjerët me presidentin e Shteteve të Bashkuara nuk mund ta importojnë në Shqipëri dhe mbi të gjitha nuk mund të përdorin shqiptarët si mish për top. Nuk mund të përdorin shqiptarët që shqiptarët dalin kundër vetes, dalin kundër të ardhmes, dal kundër rrugëve të rritjes mirëqenies.

Nuk duam ne turizëm elitar, se turizmi elitar nuk është për ne, se turizmi elitar është për ata që kanë shumë lekë dhe ne nuk shkojmë dot të kemi akses në këto resorte. E kundërta është e vërtetë, ne na duhet sa më shumë turizëm elitar, sepse çdo lek që vjen Është gati dyfisi për çdo lek që vjen, për çdo euro që vjen. Është gati 2 euro ajo që futet në ekonominë e komunitetit dhe të vendit. Sepse ata që vijnë në këto zhvillime vijnë me shumë para dhe sjellin pak trafik, sjellin pak mbetje, sjellin pak stres të përgjithshëm. Turizmi i masës ka qenë i shkëlqyer sepse është bërë ambasadori i jashtëzakonshëm i një Shqipërie që sot flitet në të gjitha gjuhët e botës, por Shqipëria nuk mund të mbetet me turizmin e masës dhe Shqipëria nuk mund të mbetet mbrapa as Greqisë e jo më Malit të Zi dhe të tjerëve. Dhe Shqipëria nuk është e thirrur të shpiki rrotën, por Shqipëria është e thirrur vetëm që të hapi portën. Shqipëria është vendi që Ka disa disa bekime. Bekime që i detyrohen të parëve tanë. I detyrohet të parëve tanë bekimi i mikpritjes, i beshtëpisë së shqiptarit që është e Zotit dhe e mikut. I detyrohet gjyshërve tanë bekimi i një vendi kaq të vogël.

Mbase shumë herë më i varfër se vendi më i varfër i Europës në luftën e dytë. botërore i cili u bë fari, fari që shkëlqeu në atë errësirë ku vende shumë më të mëdha, shumë më të pasura i dorëzuan e brejtë. Gjyshërit tanë nuk e bënë këtë. Dhe historia e shqiptarëve është historia e njerëzve që përtej feve kanë zot respekti. për tjetrin, respektin për mikun, respektin për atë që është në nevojë, respektin për atë që është në rrezik dhe ishin muslimanët shqiptarë në radhë të parë që u bënë mburoja e breve dhe kjo është dhe arsyeja sot që Shqipëria duhet ta mbajë me shumë krenari atë lidhje që vjen nga historia dhe atë bekim të qenit vendi ku pavarësisht etnive, pavarësisht feve, gjithë Kush ndjehet në shtëpinë e vet, sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Sot ne kemi arritur të jemi miq të shkëlqyer edhe me Izraelin edhe me ata që janë përballë Izraelit me vendet e gjirit, me Arabinë Saudite, me Katarin edhe me Turqinë.

Ndërkohë që Emirat janë më pranë Izraelit. Tani çfarë do bëjmë ne? Cili është cili është djalli që po tenton të hyjë në mes nesh? Cili është djalli që po provon që t’u lërë fëmijëve tanë në kurriz? Diçka nga e cila ne duhet t’ mbrojmë? Cili është djalli që po shfrytëzon një investim për një zhvillim turistik për të shpërndarë një djallëzi të madhe, sa e gënjeshtërt, aq edhe çuditërisht e thithur nga ata që duan të gjejnë rrugë për urrejtjen. Ç’ lidhje ka Izraeli me investimin atje në Zvërnec? Ç’ldidhje ka marrëdhënia me shtetin e Izraelit në një investim ku dy investitorët kryesorë janë dy muslimanë, dy vëllezër bashkëpronarë, të njërës prej kompanive më të mëdha të Lindjes së Mesme? nga Katari që nuk ka asnjë asnjë marrëdhënie me Izraelin apo se dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara është e bre. Po pastaj kaq budallej mund të bëhemi ne sa më falni po të hedhim përpjet atë që zgjidhet dhe t’i bëjmë karshillëk dynjasë. Ndërkohë që ne jemi shumë të vegjël për të bërë karshillogje të tilla dhe duhet të jemi mjaft uçuri të menç. që ne të na duan që të gjithë dhe me të gjithë ata që duhet ne t’i kemi marrëdhëniet vëllazërore, miqësore, strategjike. Kam dëgjuar ca molotovarë edhe ca karnevalë që thonë nuk ka lidhje fare Irani këtu.

Kjo është një protestë Bio. Protesta e atyre që janë shqetësuar për Zvërnezin është bio. Natyrisht, por ajo që bëjnë vendet të cilat futen armiqësisht në trupin e një vendi tjetër është pikërisht shfrytëzimi i protestave bio, i mërzive, i sekëldive, i shqetësimeve, i alarmeve bio. dhe pastaj e dinë ata se çfarë bëjnë, se duhet të jesh idiot që të mohosh përfshirjen aktive të një vendi armik, i vetmi vend armik që ka Republika e Shqipërisë. Jo se kemi zgjedhur ne ta bëjmë armik, po se ka tentuar të na shkatërrojë të gjithë investimin që kemi bërë për infrastrukturën dixhitale është republika komeiniste e Iranit dhe duhet të jesh idiot që të thuash Irani nuk ka asnjë punë kur vetë zëdhënësi i qeverisë iraniane shkru shqip Ramaik Shqip. Dhe ndërkohë nuk është e rëndësishme se sa shumë ka lidhje të drejtpërdrejta një armik që futet përmes rrjeteve dixhitale dhe tenton të bëjë çorap vendin tënd. Nuk është nuk është si fijet që priten, por është se si dikush tjetër shfrytëzon ty, shfrytëzon sinqeritetin tënd për ta bërë çorap vendin tënd. Dhe nga ana tjetër si shpjegohet që është hedhur përpje gjithë dynjaja që ka të bëjë me turizmin në Greqi? Si shpjegohet kjo? Jo qeveria greke, jo politika greke, gjithë dynjaja, sepse jemi futur në territorin e një konkurrence të ashpër dhe e një konkurrence me ata që kanë vite që e zotërojnë këtë treg dhe ne kemi një zgjedhje shumë të qartë. O do pranojmë që do të rrimë mbrapa, o do të vendosim që do të ecim për të kaluar në ligën e tyre përfundimisht.

O do pranojmë që ndërkohë që Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia dhe të tjerët patjetër do t’i ofrojnë mikpritje dhe do t’ju marrin lekët atyre që janë më të pasur, ndërsa ne do jemi vendi ku do vijnë me bukë me vete turistët ose do vendosim që ne do të bëhemi për këtë zonë siç është Dubai në kuptimin e atraksionit për Lidhjen e Mesme. Jo në kuptimin e formës, por të atraksionit. Si do bëjmë ne për herë të parë një kompani që ka hotelin më të famshëm të botës, i cili është vendosur në Dubai, ka pranuar të konsiderojë kërkesën për të ardhur në Europë dhe ka pranuar të vijë në Zvërnecë. Do t’i themi jo, mos hajde ti, mos hajde ti se ne e kemi frikë. Ne kemi frikë të ndërrojmë, ne kemi frikë të zhvillohemi. Ne kemi frikë të rritemi, ne kemi frikë ta pasurojmë popullin tonë. Po me çfarë do ta bëjnë mirëqennien këta patriotët që nuk shesin Shqipërinë me demek. Me çfarë? Do shesin flamuj, do shesin qeleshe, do shesin çifteli. Çarë do shesin këta apo do shesin shqiponja? Prandaj miqtë e mi, ne jemi Partia Socialiste.

Taksirati, taksirati i qenit i madh është që duhet të përballesh me të gjitha errat, me të gjitha stuhitë, me të gjitha dallgët, me të gjitha pengesat dhe ne jemi bërë shumë të mëdhenj, jemi bërë shumë të fortë, jemi bërë shumë të pathyeshëm për të na pranuar kështu siç jemi, por përgjigja jonë është, ne jemi këta që jemi. Nuk kemi ndërmend të bëhemi ata që nuk i duhen ndreqit. Ne jemi këtu për Shqipërinë dhe Shqipëria e 2030-s jetë në Bashkimin Europian. Shqipëria e 2030-s do të jetë vendi për të cilin ne të gjithë do të jemi krenarë. Ju falenderoj shumë dhe mos e harroni asnjëherë. Jini ambiciozë. Ëndërr Guxoni, besoni dhe vazhdojeni përpara të gjithë së bashku, sepse është një popull i tërë që na ka zgjedhur për të udhëhequr, jo për të ndjekur mbrapa të tjerët dhe ne do të udhëheqim. Faleminderit.

Lexoni edhe:

Rama: Investimi në Zvërnec, një perlë që synon ta kthejë Shqipërinë në kurorën e Mesdheut

35-vjetori i PS-së, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria kurrë në shitje, në 2030 jemi në BE

Fotolajm nga festa e PS, takimi kokë më kokë Edi Rama-Gramoz Ruçi

Rama nisi fjalimin, Erion Veliaj uron 35 vjetorin e PS-së

Detaje nga 35-vjetori i PS-së, veç një person do të mbajë fjalim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?