VIDEO/ Dalin pamjet, momentet e para pas përlasjes së armatosur në qendrën e votimit në Shëngjin
Aktualitet E Diel, 30 Maj 2021 15:00
Pak minuta pas përplasjes me armë në Lezhë, ku mbeti i plagosur një simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim, “BalkanWeb” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Siç duket edhe në video, policia ka rrethuar skenën e ngjarjes në kërkim të gëzhojave, pranë shkollës në Shëngjin, ku rreth 10 persona qëlluan me armë.

