Video dhe bisedat në Whats App, zbuluan gjyqtarin me mbi 250 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket arrestimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri. Hetimet për të kanë nisur që në janar të vitit 2017, ndërsa në banesën e tij iu sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mijë euro, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Organi i akuzës ka nën hetim edhe 4 persona të tjerë. Po ashtu është e filmuar se në një lokal në Fushë-Krujë, në muajin maj 2017 shfaqet ndërmjetësuesi duke marrë paratë (20 mijë euro), për të ndryshuar veprën nga vrasje, në plagosje e rëndë me dashje

Pas këtij dorëzimi një i dyshuar tjetër njofton më pas të dënuarin Doda përmes Whats App se për dy javë çështja sistemohej, ashtu sikurse edhe ka ndodhur në të vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me metoda speciale të hetimit, Krimet e Rënda kanë mundur të improvizojnë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni nga një postbllok policie, për të cilin i është komunikuar përdoruesit se dyshonin që aparati ishte i vjedhur e për këtë arsye duhet të kryheshin disa verifikime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimet bëjnë me dije se fillimisht hetimi ka nisur për një trupë tjetër gjyqësore të Shkallës së Parë Mat, e cila edhe ka hapur lojën për dosjen “Doda”, që është shikuar e rishikuar nga gjykata në gjykatë që prej vitit 2001, atëherë kur ai u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vjet burgim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?