VIDEO/ Forcat speciale operacion sekret në Elbasan, prangoset i shumëkërkuari. Ja emri
Një person i kërkuar prej vitesh është vënë në pranga në qytetin e Elbasanit. Kanë qenë forcat speciale që kanë organizuar operacionin për kapjen e tij.
Burime nga policia thanë se, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana në bashkëpunim me oficerët e Narkotikëve në Policinë e Elbasanit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin e Afrim Tarelli (Zeneli), 45 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij është bërë sepse ai është shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpol Tiranës më datë 25 mars 2014.
Shpallja në kërkim e tij është bërë sepse Gjykata e Apelit në Torino me vendim të datës 22 prill 2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për akuzën e “trafikimit të narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

