VIDEO/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 43 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë
Organizata kriminale u zbulua me anë të qenve nuhatës, ndërsa në operacion morën pjesë 2 helikopterë.
Operacioni i koduar ‘Fireworks’ zbuloi se grupi kriminal ushtronte aktivitetin në një kompleks banimi, ndërsa dyshohet se mbi 150 persona të punësuar merreshin me transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Rrjeti kishte krijuar lidhje me furnizues droge nga Kolumbia të cilët e sillnin kokainën dhe kanabisin në Holandë për ta futur më pas në Itali. Fitimet e rrjetit të drogës llogariteshin në 40 milionë euro në ditë.

