VIDEO/ Hajdamataj-deputetëve: Shpresoj që provat sekrete të mos bëhen publike

Kryeprokurori i Krimeve të Rënda në fund të fjalës së tij, u ka tërhequr vëmendjen deputetëve të Këshilllit të Mandateve, duke kërkuar që provat sekrete që u paraqitën në mbledhjen me dyer të mbyllura të mos përfundojnë në media, siç u bë mbrëmjen e kaluar.

Fjala e kryeprokurorit Besim Hajdarmataj:

Do të preferoja që as unë as kolegët e mi, të mos ishin pjesë këtij diskutimi që u bë më parë. Ne kemi ardhur në këtë sallë për të paraqitur, provat, rrethanat për të cilat ne kemi mbledhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi paraqitur të gjitha provat ku implikohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot e gjithë pjesë e mbrojtjes së fjalës së deputetit Saimir Tahiri ta përfshijë në politikë.

Këtu flitet për dhunë politike e mediatike.

Ne kemi ardhur këtu me sjellje shumë etike e morale, për të marrë një autorizim të caktuar.

Tek provat, janë bisedat e dy njerëzve që nuk kanë pasur asnjë lloj ndikimi, që janë bërë në qetësinë e tyre, automjetin e tyre, që implikojnë në mënyrë të vazhdueshme ish-ministrin e Brendshëm.

Ata kanë përmendur momente kur ata kanë blerë dhurata. Disa biseda janë bërë publike e disa nuk janë bërë publike, e shpresoj të mos bëhen publike.

Aty flitet vetëm për ministrin e Brendshëm e asnjë deputet tjetër, as për deputetë të Vlorës, Tiranës, e asnjë tjetër. Ministri i Brendshëm qarkullon me të njëjtin automjet, që qarkullojnë edhe trafikantët.

Nuk do të na pëlqente asnjëri të ishim këtu, në momentin kur diskutohej për pjesën politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?