VIDEO/ Ia vodhën paratë në urbanin e Unazës, vajza u bën “zbor” pasagjerëve, i kontrollon një për një
Raste të tilla ka thuajse çdo ditë nëpër linjat e transportit urban në kryeqytet. Por mënyra se si ka reaguar ditën e sotme një vajze, që ka rënë pre e grabitësve, është ndryshe.
Sapo ka konstatuar se i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme dhe disa dokumente, vajza ka njoftuar policinë. Menjëherë është urdhëruar mbyllja e dyerve të autobusit, duke mos lejuar asnjë pasagjer që të largohet.
Pas kësaj, vajza ka kontrolluar një për një të gjithë pasagjerët, por gjithsesi nuk ka mundur të gjejë sendet e vjedhura.
/BW

