VIDEO/ Ja si u plagos dhe u arrestua grabitësi i ‘Porsche’ që plagosi policin në kokë
Aktualitet E Shtunë, 8 Maj 2021 09:46
Këto janë pamjet e operacionit të forcave speciale RENEA në momentin që kanë plagosur dhe më pas arrestuar të riun, Aldi Lleshi nga Laçi.
Ky i fundit në mëngjes grabiti me armë një makinë tip “Porsche” dhe më pas plagosi me armë policin Nikolin Gjergji i cili ishte përpjekur që ta ndalonte.
Pas më shumë se 2 orësh aksion, RENEA e kapi Lleshin, pasi e plagosi me qëllim neutralizimin e tij.

