VIDEO/ Kapen në portin e Ankonas 91 kg kanabis i nisur nga Shqipëria
Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në Itali, në një kamion që ishte duke transportuar konfeksione.
Në pranga nga policia italiane në portin e Ankonës është vënë një shqiptar. Ai ishte duke transportuar 91 kg kanabis sativa.
Shqiptari ishte drejtues i një kamioni që transportonte veshje. Drogën e kishte ngarkuar në Shqipëri dhe e kishte fshehur në pjesën e pasme të rimorkios së kamionit.
Lënda narkotike u zbulua nga qentë anti-drogë të policisë italiane. Drogën e kishte paketuar në 94 pako, të vendosura në 4 çanta.

