VIDEO/ Kundërshtojnë shembjen e banesës, familjarët përplasen me policinë. 4 të shoqëruar
Por pasi nuk iu është paraqitur një dokument i tillë, ata janë përplasur me policinë.
Gjatë këtij aksioni ka patur një prani të madhe të forcave të policisë, të cilët kanë hasur kundërshtinë e banorëve, pasi këta të fundit kanë qëlluar me gurë në drejtim të uniformave blu.
Si pasojë e konfrontimit me policinë, dy prej banorëve kanë humbur ndjenjat, dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe ambulancat.
Sakaq, policia ka shoqëruar 4 persona, si dhe po punohet për normalizimin e situatës.
/BW

