VIDEO/ Ndalohet për shkelje semafori, polici: “Hyre me të kuqe”. Shoferi: “Jo mo, po pulsonte portokalli”

Masat e rrepta kundër shkeljeve të kodit rrugor vijojnë të zbatohen me rigorozitet nga Policia e Shtetit.

Një tjetër rast i publikuar nga Policia e Tiranës, tregon momentin kur efektivët e Rrugores ndalojnë drejtuesin e një mjeti që sipas tyre kishte kaluar me semafor të kuq.

Megjithëse shoferi fillimisht nuk e pranon, polici thotë se është evidentuar nga kamerat e Policisë së Shtetit dhe i merr dokumentet, duke e dërguar në OASH (Organi Administrativ Shtetëror).

Swiss Digital Desktop Reklama

DIALOGU
Polici: Përshëndetje!
Qytetari: Mirë si kaloni!
Polici: Mirë, semafori i kuq është arsyeja e ndalimit.
Qytetari: Jo mo, po pulsonte, ishte me portokalli.
Polici: Na jep pak dokumentet!
(shoferi nxjerr dokumentet, efektivët i kontrollojnë)
Polici: Je në monitorim të kamerave të Policisë së Shtetit. Je konstatuar me semafor të kuq. Urdhëro dokumentet, të plotësoj procesverbalin. (shoferi firmos)
Polici: Do paraqitesh brenda 10 ditëve tek Policia Rrugore

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?