VIDEO/ Operacioni ‘Dukas’ dy fierakë bien në pranga për drogë. Ja emrat
Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Fierit pasi u janë gjetur një sasi prej 41.3 kilogramësh kanabis sativa. Burime nga uniformat blu thanë se kanë finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Dukas”.
Të arrestuarit janë:
Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.
Spartak Kamberaj, 26 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Dukas”, Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J. G., (e cila i ishte lënë në ruajtje Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, gjithsej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.
Dosja në ngarkim të tyre i ka kaluar Prokurorisë së Fierit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

