VIDEO/ Policia ndalon urbanin, kontrolle për gjetjen e hajdutit

Grabitjet në linjat e urbanëve të Tiranës janë kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët.

Shpesh denoncimet e qytetarëve mbesin pa autorë, pasi në të shumtën e rasteve hajdutët janë aq profesionistë sa arrijnë të grabisin në momentet e fundit kur zbresin në stacion dhe kur qytetari e kupton, është shumë vonë.

Gjatë ditës së sotme, policia është sinjalizuar për një grabitje në urbanin e linjës së “Tiranës së Re”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas marrjes së sinjalizimit, autobusi është ndaluar tek Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’, ku qytetarët janë kontrolluar të gjithë teksa zbrisnin nga autobusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet ende nëse policia ka arritur të gjejë ‘skifterin’ dhe ta arrestojë.

Policia ndalon urbanin, kontrolle për gjetjen e ‘xhepistit’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?