Video prekëse/ Papa Françesku puth këmbët e liderve sudanezë, kërkon paqen mes vendeve
“Unë shpresoj që armiqësitë më në fund do të pushojnë, ndarjet politike dhe etnike do të tejkalohen dhe se do të ketë një paqe të qëndrueshme për të mirën e përbashkët të të gjithë atyre qytetarëve që ëndërrojnë të fillojnë të ndërtojnë kombin,”- tha Papa në deklaratën e tij përfundimtare, sipas Daily Mail.
Takimi mblodhi së bashku Presidentin Salva Kiir dhe kreun e opozitës, Riek Machar. Gjithashtu të pranishëm ishin tre zëvendës presidentët e Kiiri-t.
Papa u ul dhe i puthi këmbët e të gjithë atyre. Nënkryetarja e Sudanit jugor, Rebeca Nyandeng Garang u shpreh se veprimet e Papa-s ishin shumë prekëse. “Unë kurrë nuk kisha parë ndonjë gjë të tillë. Lotët dilnin nga sytë,”– tha ajo.
L.K/Dosja.al




