FOTO/ Studentët rrethojnë dhe godasin Ministrinë e Arsimit: Duam kushte, jo pallavra

Studentët ndryshe nga herët e tjera, protestën përballë Ministrisë së Arsimit po e bëjnë me akte dhune. Ata kanë shkulur gardhin metalik rrethues të godinës, si edhe po gjuajnë vazhdimisht me pllaka, që po i shkulin nga trotuari, ku kanë thyer xhamat e Ministrisë. Po ashtu studentët kanë hedhur ujë me ngjyrë, vezë dhe kanë shkruar fjalë në muret e Ministrisë së Arsimit. “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, kanë qenë disa nga mbishkrimet.

Protesta po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku situata po monitorohet edhe nga forcat e Policisë së Shtetit. Në zonë është vënë re gjithashtu prania e një autoboti me ujë, ndërsa të rinjtë vijojnë të përcjellin kërkesat e tyre.

Njëri prej studentëve theksoi se nuk ia kanë besën më as kryeministrit, pasi kjo gjë është dëshmuar më 2018. Ai tha se studentët janë në protestë, për t’i thënë kryeministrit Rama që të largohet nga pushteti. ”Kemi ardhur që t’u japim fund sistemit komunist. Nuk ia kemi besën fare Ramës për negociata. Jemi këtu për t’ju thënë kryeministrit Rama largohu, se ne nuk të besojmë më. Ne do vazhdojmë me këto protesta. Një pjesë e mirë e pedagogëve na kanë mbështetur”,-u shpreh studenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket në lojë, pas protestës në Bulevard, po thirren edhe studentët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?