VIDEO/ Rama uron fundjavën nga Liqeni i Komanit: Vera ka një tjetër shije

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pamjet mahnitëse të Liqenit të Komanit për të përcjellë urimin e tij për fundjavën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga peizazhi i Komanit, duke vënë në pah bukurinë natyrore, malet, ujërat kristal dhe mundësitë për aventura që ofron kjo zonë gjatë verës.

“Mirëmëngjes dhe me këtë bukuri mes maleve, ujit kristal dhe aventurës në Liqenin e Komanit, ku vera ka një tjetër shije, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liqeni i Komanit është një prej destinacioneve më të veçanta turistike në veri të Shqipërisë, i njohur për peizazhet spektakolare dhe udhëtimet me traget mes maleve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3453 (72.1%)
Jo 1335 (27.9%)

Vota totale: 4788