VIDEO/ Rezulontet në kërkim për prodhim narkotikësh, kapet lezhjani (Emri)

Një 38-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga forcat e policisë, pasi rezultonte person në kërkim. Për shtetasin Nin Lalaj, Gjykata e Pukës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohej për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISEVijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 14.10.2017, nga Seksioni kundër Narkotikëve në D.V.P.Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Tiranë, pas një pune të mirorganizuar bazuar në informaciome policore, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e personit të shpallur në kërkim:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Nin Lalaj, vjeç 38, banues në Lezhë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendim datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurimit personal atë të “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Shkodër për veprime të mëtejshme proCeduriale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?