Video/ Shihni reagimin e kryeministrit kinez kur i flet Rama

Një video e publikuar nga vetë Edi Rama në ‘Instagram’ tregon momente nga biseda e tij me homologun kinez, Li Keqiang. Dy zyrtarët ndodheshin në Dubrovnik të Kroacisë për të marrë pjesë në samitin 16+1.

Nga video shihet se si Rama po përpiqet t’i shpjegojë diçka kryeministrit kinez, por reagimi i këtij të fundit është shumë i ftohtë. Pavarësisht angazhimit të madh të Ramës, Li Keqiang nuk e ndryshon në asnjë moment mimikën e fytyrës, teksa përkthyesja përkthen pas shpinës së tij.

Edi Rama me kryeministrin kinez

Se sa interes ka treguar kryeministri kinez për ato që i thotë homologu shqiptar, këtë mund ta gjykoni vetë. Nuk duhet harruar se Li Keqiang është një prej udhëheqësve kryesorë në politikën e Kinës dhe kryesisht në sektorin e ekonomisë dhe financave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por një sjellje të ngjashme përballë kryeministrin Rama ka treguar dhe homologu grek, Aleksis Tsipras. Në videon e mëposhtme, mund të dallohet edhe sa i interesuar tregohet Tsipars për çka flet Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vështirësitë politike në vend, mungesa e investimeve të huaja dhe bllokimi i procesit integrues, duket se kanë ulur kryeministrin Edi Rama ‘me këmbë në tokë’, ndryshe nga sjellja prej ‘lideri botëror’ që përpiqej të tregonte kur ishte në vitet e para të detyrës.

https://www.facebook.com/noanews/videos/335668473754043/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?