VIDEO/ Shkel semaforin, pa rrip sigurimi dhe me celular në vesh, policja: Firmos gjobën! Shoferi: Shkruaje vetë
Drejtuesi i një mjeti është ndaluar sot nga Policia Rrugore, pasi drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit, duke folur në celular dhe shkeli semaforin e kuq, ndërsa i është vendosur masa administrative me gjobë.
Në një video të publikuar nga policia shihet se si efektivja i komunikon gjobën, dhe më pas e ka dërguar në OASH. Teksa i është komunikuar masa, drejtuesit të mjetit i është kërkuar që të firmos gjobën, pro ai nuk ka pranuar, duke shtuar se ‘nuk firmos gjë’.
DIALOGU
Efektivja e policisë: Si jeni?
Qytetari: Mirë
Efektivja e policisë: Ne jemi Policia Rrugore. Arsyeja e ndalimit është shkelja e semaforit, mos vendosja e rripit të sigurimit dhe përdorimi i celularit.
Qytetari: Po
Efektivja e policisë: Për arsye sigurime, komunikimi mes nesh regjistrohet. Më paraqit dokumentet të lutem.
Efektivja e policisë: Kontroll teknik, Siguracionin dhe Lejen tuaj të Drejtimit.
Efektivja e policisë: Do merrni masa administrative, për semaforin, rripin dhe telefonin.
Efektivja e policisë: Drejtuesit i mjetit qarkullon pa rrip sigurimi dhe përdor aparatin celular dhe vazhdon lëvizjet ndonëse semafori nuk e lejon.
Efektivja e policisë: Do firmosni apo do refuzoni? Shkruani këtu më poshtë:
Qytetari: Shkruaj ti
Efektivja e policisë: Është e drejta juaj.
Qytetari: Nuk firmos gjë
Efektivja e policisë: Dakord.
Qytetari: Si është kjo, është për Komision?
Efektivja e policisë: Po, brenda 10 ditësh do paraqitesh tek Komisariat i Policisë Rrugore për të marrë vendimin e Komisionit.
/BW

