VIDEO/ Stoltenberg tur në Ballkan, NATO: Zgjedhim diplomacinë përpara dhunës

Faqja zyrtare e NATO ka publikuar një video përmbledhëse për vizitat që sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg zhvilloi gjatë kësaj jave në Ballkan, ku u takua me liderët e këtij rajoni.

Në mesazhin e Stoltenberg për Kosovën dhe Serbinë, thuhet se aleanca mbështet dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, teksa shton se zgjedh diplomacinë përpara dhunës.

“KFOR-i do të ofrojë sigurojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe sipas mandatit tonë të dhënë nga Kombet e Bashkuara. Stabiliteti varet nga të gjitha palët duke zgjedhur diplomacinë para dhunës. NATO mbështet dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Të dyja palët duhet të angazhohen për mirëbesim”, deklaron Stoltenberg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?