FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO- Terror në Francë, vritet një polic, ekzekutohet njëri nga autorët

Rikthehet frika dhe terrori në Francë. Një polic është vrarë dhe dy të tjetër kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi terrorist në “Champs Elysees” në zemër të Parisit.

Sipas të dhënave nga mediat franceze dhe ato ndërkombëtare një nga atentatorët është vrarë nga policia, ndërsa tjetri është në kërkim.

Njëri nga policët humbi jetën në vend, pasi u qëllua me breshëri, ndërsa polici tjetër është në gjendje të rëndë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ‘Le Figaro’ kanë qenë dy persona që kanë qëlluar mbi policët, e ndërsa njëri u ekzekutua, tjetri ndodhet në arrati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet franceze janë mobilizuar me helikopterë dhe të gjitha forcat për të arrestuar autorin e dytë të sulmit.

Brenda pak minutash e gjithë zona është blinduar nga forcat speciale, ndërsa njerëzit janë evakuuar.

Sulmi vjen pak ditë para zgjedhjeve Presidenciale, ndërsa Francë ndodhet në gatishmëri maksimale.

Të shtënat, gjithashtu erdhën vetëm pak orë pasi rrugët më të ngarkuara me trafik në Paris u mbyllën përkohësisht nga policia, pasi u dha një alarm për një pako të dyshimtë, që u zbulua nga oficerët në “Rue de Rivoli”, në qendër të kryeqytetit.

Zhvillimet nga sulmi në Francë 

Ora 23:20 Autori ishte i skeduar si person me prirje radikale

Ora 23:15 Autori sipas informacioneve të fundit ka mbërritur me tren nga Belgjika

Ora 23:10 Policia franceze vazhdon kërkimet për autorin e dytë të sulmit, ndërsa rrugët vazhdojnë të bllokuara. 

Ora 22:45 Presidenti i SHBA, Trump ka dënuar sulmin në Paris

 

Terror në Francë,vriten 2 policë Ekzekutohet njëri nga autorët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?