VIDEO/ Zbardhet emri, ja kush është i arrestuari për grabitësit e të moshuarve në Durrës

Personi që shikoni në videon poshtë dyshohet se është njëri nga grabitësit e çiftit të të moshuarve në Shkallnur të Durrësit. Policia e Korçës e arrestoi gjatë natës, për llogari të Policisë së Durrësit.

Ai është Erind Seferkolli, 30 vjeç nga Devolli. Të shtunën, nga Policia e Durrësit u tha se ishin ndaluar dy persona të dyshuar për grabitjen. Ata po merren në pyetje por Policia e Durrësit akoma nuk ka afruar të dhëna rreth këtij arrestimi.

Grabitja ndodhi në fillim të javës së kaluar. Tre persona me kapuç në kokë hynë në banesën e dy të moshuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht ata e lidhën dhe e dhunuan çiftin e pleqve, më pas i morën një milion lekë të vjetra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?