FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Zv.kryeministrja Koçiu: “Rilindja 2.0”, model i ri zhvillimi lokal në funksion të vizionit “Shqipëria 2030″

Zv/kryeministrja Albana Koçiu prezantoi Programin Kombëtar “Rilindja 2.0”, të cilin e cilësoi si një model të ri të zhvillimit lokal, që synon vijimin e investimeve në të gjithë territorin e vendit, në përputhje me nevojat e komuniteteve dhe ambicien për një Shqipëri me standarde europiane.

Sipas Koçiut, programi është ndërtuar mbi 11 shtylla prioritare, të orientuara drejt përmirësimit të cilësisë së jetës në çdo bashki dhe forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor. Ajo theksoi se “Rilindja 2.0” parashikon investime në identitetin lokal, infrastrukturën publike, transportin e gjelbër, shërbimet mjedisore, zhvillimin e turizmit, si dhe nxitjen e inovacionit, me synimin për të krijuar komunitete më të zhvilluara dhe më funksionale.

“Programi Kombëtar ‘Rilindja 2.0’ është një model i ri zhvillimi lokal për të vijuar punën në të gjithë territorin me investime që u përgjigjen jo vetëm nevojave të sotme, por edhe ambicies së Shqipërisë Europiane”, u shpreh Koçiu. Zëvendëskryeministrja nënvizoi se “Rilindja 2.0” përfaqëson një tjetër hap në realizimin e vizionit “Shqipëria 2030”, për ndërtimin e një vendi me standarde europiane në çdo bashki të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?