Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:29 Edhe sot kërkon DIALOG! Kryeministri Rama ka postuar sot, si përditë, kërkesën drejtuar studentëve për DIALOG. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Videoja e Ramës me mësuesen e sëmurë, Fuga: Po mosni ore… se ka kufi çdo gjë!

Aktualitet E enjte, 22 Korrik 2021 20:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

I revoltuar, akademiku Artan Fuga ka reaguar pas videos së kryeministrit Rama me mësuesen nga Rrësheni Valbona Reçi të cilës iu sigurua herceptina, ilaçi i nevojshëm në luftën me kancerin. 

Fuga kërkon që kryeministri më shumë se kaq duhet të “marri për bythe gjithë zinxhirin e përgjegjësisë të burokratëve të vet që kanë lënë atë grua dhe mijra të tjera pa mjekim”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edhe sot kërkon DIALOG!

Edhe sot kërkon DIALOG!

Para 9 minutash
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 2 orësh
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 9 orësh

Sipas tij është e turpshme që sot e kësaj dite njerëzit duhet të kenë mik edhe për tu mjekuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Njoh unë të tjerë që kanë qenë të detyruar të bëhen militantë partiakë, përshembull të ruajnë votat e deputetit për të marrë pastaj mjekimin dhe terapinë”,- thotë ai.

Nga: ARTAN FUGA

Propagandë me VNR (video news release) në pavionin e Dostojevskit
————————–

E shkreta mësuese, gruaja nga Lezha a Mirëdita!

Mirë që e ka zënë halli sepse sëmundja nuk pyet!

Të shkuara i uroj me gjithë zemër, sepse me vullnet çdo gjë kalohet, sigurisht edhe me mjekime. Zoti pastaj e di!

Të gjithë jemi me rrezikun në kokë!

Mirë që nuk i kanë dhënë mjekimin duke e lënë të vdesi, një më pak, gjoja se mjekimi është i shtrenjtë.

Rrena!

Mirë që detyrohet në mes të mexhlisit, në ato mbledhjet e shpifura me front demokratik të tregojë intimitetin e vet, pra sëmundjen që e kërcënon pa mjekim.

Por, tani e marrin dhe e përdorin për propagandë gënjeshtare mu atje në pavion, në vendin e shenjtë ku vuajnë, shpresojnë, shërohen qindra njerëz, si unë, si ti, si ai.

Po mosni o o mosni o, po mosni ore mosni se ka kufi çdo gjë.

Ka kufi që e vendos humanizimi, sikurse vuan qeni për qenin, miun për miun, dashi për dashin, dhelpra për dhelprën.

Gomari për gomarin, derri për derrin.

Kush e ka të drejtën të bëjë nëpër spitale seleksionin midis atyre që do e marrin mjekimin nga ata që nuk do e marrin?

Ka komision etike për këtë?

Ka vendim-marrje shtetrore për këtë?

Se kjo është dënim me vdekje për dikë dhe falje për tjetrin!

Kush e merr vendimin???

Unë kam frikë se kjo bëhet me mik, përndryshe nxirrni statistikat.

Pse nuk botohen statistikat???

Merre për bythe atë të statistikave dhe hidhe në trotuar.

Zoti Rama nëse do të bëjë diçka të mirë pasi i dëgjon njerëzit që i trajtojnë sikur të ishin skllevër që ua hedhin luanëve në arena, të marri për bythe gjithë zinxhirin e përgjegjësisë të burokratëve të vet që kanë lënë atë grua dhe mijra të tjera pa mjekim.

Atëhere unë do e besoj atë!

Nuk është vetëm kjo terapi që merret me mik në Shqipëri. Njoh unë të tjerë që kanë qenë të detyruar të bëhen militantë partiakë, përshembull të ruajnë votat e deputetit për të marrë pastaj mjekimin dhe terapinë.

Përndryshe, duhet çuar në prokurori kush merr vendime pa kompetencat e dhëna nga ligji. Ka prokurori apo nuk ka?

Gruaja nga Lezha a Mirëdita, zysha, që Zoti i shtoftë ymrin, sapo ka bërë denoncim në sytë e zotit Rama, dhe askush nuk vepron!

Bërtet e shkreta : Rroftë partia! Mirë bën! Merr terapinë, përndryshe, qëroju! Mirëupafshim në parajsë!

Qenkan shtrenjtë ilaçet për terapinë: Kushtokan 30 mijë dollarë për kurën e plotë? Kjo është shtrenjtë??? Mos u tallni. 30 mijë dollarë për të shpëruar jetën e zyshës që këtë të drejtë ja njeh ligji???

Qenkan 100 gra??? Tre qind mijë për ato gra? Ja tre milionë? Qenkan shumë!!!

O Zot po sa kemi humbur me Cezin, po me atë pallatin në Vlorë sa humbëm?

Cfarë thoni!

Aty ka tentativë vrasje me qëllim, në kundërshtim me ligjin!

O Zot ka njerëz më në këtë vend të dëgjojnë njeriun që vuan!

O zoti Rama, shkarkoje në sekondë ministrin a ministren e shëndetësisë, zëvendësministrat, kapi për bythe dhe hidhi si qen në trotuar, pa punë, dhe çfarë të tjerë që kanë përgjegjësinë përndryshe kanceri që ka mbërthyer shoqërinë, nuk do të gjejë kurrë shërim.

Coje dosjen në prokurori dhe unë do të bërtas : Rroftë zoti Rama!

Merri, për bythe, dhe hidhi tutje!

Nuk ka nevojë për VNR, me propagandë çnjerëzore, në pavionin që ka përshkruar Dostojevski.

Po, po, skena që vetëm Dostojevski mund t’i kthejë në art!

Prisha gojën, po, po.

Më falni, nuk e mbajta dot!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 9 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 2 orësh

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 15 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.