FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/Momenti i vrasjes së punonjësit të karburantit

Ky është momenti kur 27 – vjeçari Arqile Koçi, qëllon me armë zjarri rojen e pikës së karburantit në qytetin e Sarandës.

Në këto pamje të publikuara nga policia tregohet momenti kur 27 – vjeçari mbërrin me motorin e tij të kuq dhe pushkën që e mban të hedhur pas krahëve. Ai zbret nga mjeti dhe ia drejton armën 44 – vjeçarit Artan Hoxha, i cili qëndron i ulur në një tavolinë bashkë me person tjetër jashtë karburantit.

Më pas, Koçi futet brenda karburantit ku merr edhe shumën prej 60 mijë lekëve të reja dhe me qetësi largohet me motorin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës në lagjen Qafë – Gjashtë të Sarandës. Punonjësi i karburantit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë më vonë gjatë transportimit për në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Sarandës identifikoi si autor të kësaj ngjarje të rëndë 27 – vjeçarin Arqilea Koçi, i dyshuar si përdorues i lëndëve narkotike. Ai u arrestua pak orë pas ngjarjes në një hotel të qytetit./KLAN/

VRASJA SARANDE VIDEO by lapsi-al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?