Videoskandali – Dështon seanca për Shukri Xhelilin, mungonte gjyqtarja

Ka dështuar për të dytën herë seancë gjyqësore  në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Shkak i shtyrjes është bërë mosformimi i trupit gjykues, për shkak të mungesës së një prej gjyqtareve.

Edhe në këtë seancë  nuk ishte i pranishëm ish krybashkiaku, i cili kishte zgjedhur të përfaqësohej nga avokati i tij.

Xhelili është marrë i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv pas videooskandalit seksual të publikuar në Ora News ku ai shfaqej teksa i kerkonte favore seksuale nje  20 vjeçareje ne këmbim të një vendi pune ne Bashki.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?