VIDEO/Tropojë, 20 shtëpi të dëmtuara nga moti i keq, izolohen disa fshatra
Tropoja është një ndër rrethet më të dëmtuara nga reshjet e rëna javën e kaluar. Disa fshatra janë të izoluar pasi janë dëmtuar dhe shembur mbi 30 ura.
Rënia e inerteve ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në rrugët rurale. Nga erërat e forta janë dëmtuar 20 shtëpi banimi, prej të cilave 10 janë të pabanueshme.
Probleme ka patur edhe në qytetin e Bajram Currit. Në lagjen ‘Partizani’ ka pasur renie inertesh e gërryerje të rrugëve.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Ii84lpZxEik&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

