Vijon saga e Fjolla Morinës, arratiset drejt Kosovë mjeku që “e la shtatëzanë” me letra
Gjykata e Kukësit vërtetoi ditën e sotme se Fjolla Morina nuk është shtatëzanë. Një alibi kjo e ngritur prej këngëtares për t’i shpëtuar masës së “Arrestit me Burg”, pasi sipas nenit 230 pika 2 është e pamundur që gratë shtatëzanë të lihen në qeli. Mjeku që bëri të mundur falsifikimin e shtatëzanisë së saj është arratisur drejt Kosovës, pasi mbi të tashmë do të rëndojë akuza e “Falsifikimit të Dokumentave”.
Me sa duket sajimi i alibisë së shtatëzanisë për të siguruar masën e “Arrestit në Shtëpi”, duket se nuk ka funksionuar për këngëtaren pasi të dhënat mjekësore e kanë nxjerrë zbuluar.
Kujtojmë se këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua ditën e shtunë në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri me vete. Në deklaratën e saj përballë organit të akuzën, Fjolla e pranoi autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar atë në çantë.