Vijon situata e rënduar në Krujë. Mbi 130 persona kërkojnë ndihmë mjekësore gjatë natës, dezinfektohet depozita kryesore e ujit të pijshëm
Situata në qytetin e Krujës pasi helmimit nga uji i pijshëm vijon të jetë delikate. Sipas News24, nga mbrëmja e djeshme deri më sot, në spital kanë shkuar 130 qytetarë për ndihmë mjekësore me simptoma të njëjta me banorët e tjerë.
Në total janë mbi 700 qytetarë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Mësohet se është dezinfektuar depozita kryesore e ujit të pijshëm.
Ujësjellësi i Krujës ka ndërprerë furnizimin që prej të hënës. Ndërkohë Prokuroria po vijon hetimin mbi rastin në fjalë.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se në ujin e pijshëm ka prezencë amoniaku e cila dyshohet të ketë ardhur nga reshjet e shiut.
Ministrja Ogerta Manastirliu një ditë më parë deklaroi se në dispozicion të qytetarëve do të jetë dhe Spitali i Durrësit.