Viti Skendërbeut, në dy muaj qeveria shpenzon 15 milionë lekë
Vendimi i parë i qeverisë “Rama 2” ishte shpallja e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Sipas kryeministrit do të ngrihet një komision i posaçëm për organizimin dhe promovimin e këtij viti, pasi krahas 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut janë edhe tre përvjetorë të tjerë.
Por të gjitha këto ceremoni e kanë një shpenzim. Ndaj në mbledhjen e qeverisë është vendosur që Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare t’i shtohet një fond prej rreth 15 milionë lekë të reja.
Kjo shumë do të përdoret për organizimin e eventeve në kuadër të “Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, për periudhën nëntor-dhjetor 2017.


