Vjedhin xhupin në një dyqan, arrestohet 51 vjeçari dhe një grua

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një xhup. Forcat e Komisariatit Nr.3 arrestuan shtetasit Luigj Topalli, 59 vjeç, dhe Gjystina Menga, 41 vjeçe, banues në Tiranë.

“Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në Bulevardin ‘Zogu i Parë’, pasi kishin vjedhur një xhup në dyqanin e shtetases Z. D”, sqaron policia.

Policia e Tiranës nuk sqaron se çfarë lidhje kanë midis dy të arrestuarit, ndërkohë që kanë rezultuar si autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vjedhjet e tjera:

Swiss Digital Mobile Reklama

-Datë 08.12.2016, në rrugën “Lord Bajron”, në dyqanin e shtetases D. K., kanë vjedhur një pallto.
-Datë 20.08.2016, në rrugën “Gjergji Legisi”, në dyqanin e shtetsit A. J., kanë vjedhur aparatin telefonik të markës “General Mobile” dhe portofolin me një vlerë monetare rreth 3500 Lekë.
-Datë 27.10.2016, në rrugën “Kastriotët”, në dyqanin e shtetasit B. H., kanë vjedhur portofolin me një vlerë monetare rreth 50.000 Lekë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?