Vjedhja e armëve, ”arrest me burg” për katër ushtarakët
Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit si përgjegjës për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit. Personat mbi të cilët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës janë: Lesko Ramosaçaj, 52-vjeç; Edlir Nelaj, 42-vjeç; Ervis Memsulaj, 23-vjeç dhe Ardit Ramaj, 25-vjeç.
Lista e materialeve të vjedhura në bazën ushtarake të Pashalimanit:
2 armë luftarake automatike model 56 me bajonetë shtizë
700 fishekë luftarake 7.62 mm që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54
3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës
40 granata dore luftarake
40 ndezës për granata dore luftarake
1 krehër hark automatik luftarake
1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm
1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me majë të rrumbullakët normal
4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56 mm

