Vjedhja në BSH, dënohet ish-kryeinspektorja

Gjykata e Tiranës shpalli fajtore dhe dënoi ish-inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Golemi u akuzua për shpërdorim detyre në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga arkat e bankës, vjedhje që u zbulua në korrik të vitit 2014.

Prokuroria kërkoi dënimin me 3 vite burg për të, por në fund gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg, që u konvertua në dy vite shërbim prove dhe dy vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Prokurorisë, Golemi, në rolin e kryeinspektores së bankës, nuk ka monitoruar si duhet lëvizjet në arkën e bankës, nga ku janë marrë nga punonjësi i bankës, Ardian Bitraj 713 milionë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë vjedhje u ndalua dhe u gjykua edhe ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, i cili u shpall i pafajshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?