”VLEN duhet t’i bashkohej protestës”, Esmeralda Mulaj: RMV mund të shpërthejë

Këtë të hënë u mbajt protesta nga studentët shqiptarë në Shkup. Për këtë zhvillim, gazetarja Esmeralda Mulaj thotë se tubimit duhet t’i bashkohej edhe koalicioni VLEN. Sipas gazetares ky formacion politik nuk mund t’u ikë përgjegjësive pasi janë po aq fajtor sa BDI-ja për të drejtat e shqiptarëve në RMV. Për të situata në Maqedoninë e Veriut mund të shpërthejë nga momenti në moment, ndërsa solli në vëmendje se kemi të bëjmë me një shtet nga ku është tentuar të ndërhyhet në zgjedhjet e SHBA-ve.

“Këta të VLEN kanë qenë pjesë e BDI-së, ose në bashkëqeverisje me të, dhe janë po aq bashkëfajtor sa BDI-ja, kështu që s’mund t’u ikin përgjegjësive. Përfaqësuesit e VLEN e pozicionojnë veten pa të drejtë. Ata duhet të ishin me studentët aty, për të arritur shumë më shumë, dhe kjo do t’i fuqizonte përballë qeverisë. Sepse vërtet nuk kanë numrat në Kuvend, por me forcën e studentëve dhe të qytetarëve në rrugë t’i arrin t’i imponohesh qeverisë.

T’i imponohesh për këtë, por edhe në shumë nisma të tjera. Maqedonia ka ngecur në procesin e integrimit, Maqedonia do zhytet shumë keq tani, me kreditë që ka marrë nga Orbani, me kthimin e Gruevskit gjërat do të përkeqësohen. Dhe kur futet në kaos Maqedonia, nuk merret vesh më aty kush është shqiptari, maqedonsi, bullgari. Sepse s’është shtet tipik që mund ta analizosh, por është një vend që mund të shpërthejë nga momenti në moment dhe një vend nga ku është tentuar të ndërhyhet edhe në zgjedhjet e SHBA-ve, me servera në Maqedoninë e Veriut”, tha Mulaj në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?