VLORË/ “Arrest shtëpie” për shoferin Petraq Beja

Aksidenti në Lungomare, arrestohet shefi i Hetimit të Aksidenteve Lidhur me aksidentin e rëndë në aksin Ujë i ftohtë-Skelë, ku një 18 vjeçar humbi jetën, drejtuesi i mjetit do të vuajë masën “arrest shtëpie”.

Më konkretisht, për shoferin Petraq Beja është caktuar masa “Arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike”.

Beja insiston se shkak i aksidentit është bërë një gropë në mes të rrugës, për praninë e së cilës nuk ishte paralajmëruar me tabela.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, siç edhe ai e ka pranuar, edhe sipas prokurorisë, mjeti që ai po drejtonte ishte me shpejtësi tej normave të lejuara në një aks në punim e sipër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?