Vlorë, arrestohet dentisti turk pa diplomë

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetasi turk, me profesion dentist, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet e ditur se bë prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Yuksel Uzer, 47 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në qytetin e Vlorës.

Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet: “Autoritetet e Drejtësisë turke kanë lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar, ku më datë 12.12.2008, Gjykata e Shkallës së Parë në Karapinar të Turqisë, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 6 muaj burg. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të profesionit të dentistit pa patur dokument diplomimi, brenda shtetit turk”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se materialet në ngarkim të 47-vjeçarit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?