Vlorë – Babai vendos lule tek vendi ku i biri 17 vjeçar u aksidentua për vdekje

Adoleshenti 17 vjeçar që humbi jetën në aksidentin e natës së shkuar pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është përcjellë për në banesën e fundit në Dhërmi.

Korrespondentja e Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj njofton se familjarët e Kristo Panajotit, janë ndaluar pranë vendit ku ndodhi aksidenti i rëndë, duke vendosur lule. Në foto është babai i viktimës, biznesmeni Renato Panajoti.

Automjeti tip BMW-X6 përfundoi në kanalin e hapur për ndërtimin e Lungomares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët fajësojnë firmën ndërtuese për aksidentin, duke nënvizuar se ajo nuk ka vendosur shenja sinjalizuese fosforeshente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata kanë kërcënuar se do të hedhin në gjyq firmën. I ndjeri është djali i një biznesmeni të njohur në qytet në fushën e transporteve.

https://youtu.be/ENFbIEIvlPc
/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?