Vlorë, iu gjet drogë në makinë, arrestohet 21-vjeçari
Aktualitet E Shtunë, 8 Maj 2021 09:14
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Lorenc Bajrami u arrestua në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar pranë konviktit të shkollës mjekësore.
Në mjetin e tij Renault-Clio me targë AA 560 DE, në xhepin e derës së parë të pasagjerit iu gjet dhe iu sekuestrua 19 gr kanabis.

