Vlorë, iu gjetën 90 kg kanabis në shtëpi, ndalohet i kërkuari
Aktualitet E Premte, 7 Maj 2021 03:32
Policia e Vlorës ka ndaluar shtetasine shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në pranga ka rënë Harilla Nasi, 45 vjeç, banues në fshatin Poro, Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se, më datë 07.11.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Poro, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike prej rreth 90 kg kanabis sativa.

