Vlorë – Pas kafkës së dekompozuar, gjenden dhe pjesë nga skeleti i trupit

Një ditë pas gjetjes së kafkës së dekompozuar në pyjet e Karbunarës, banorët e zonës kanë gjetur sot dhe pjese skeleti nga trupi, përkatesisht te gjymtyreve te poshtem.

Koka e dekompozuar, e gjetur në një zonë pyjore në fshatin Karbunar të Vlorës, është e dëmtuar, çka rrit mundësinë se kemi të bëjmë më një vrasje.

Sipas policisë së Vlorës, kafka që dyshohet se prej rreth 3 muajsh ndodhej e hedhur në pyll, mund të jetë shkëputur nga trupi nga goditjet me mjet të madh prerës, ndërsa nuk përjashtohet vrasja fillimisht me armë zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Saimir Hoxha, banori i zonës që njoftoi policinë pasi gjeti kokën e dekompozuar, thotë se ishte pa flokë dhe kushdo që e ka lënë aty nuk ka pasur qëllim për ta groposur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Vlorës saktëson se kafka është nisur në tiranë, për t’iu nënshtruar analizës së ADN nga mjekësia ligjore. Nga kjo e fundit do të mund të përcaktohet identiteti i viktimës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?